19 të shëruar nga koronavirusi në Malishevë
Komuna e Malishevës bën të ditur se atje janë shëruar edhe 19 qytetarë që ishin të prekur me Covid-19, .
“Pas 40 dite në karantinë të plotë, Komuna e Malishevës, sonte ka marrë një prej lajmeve më të mira në këto ditë të vështira të pandemisë me COVID-19, pasi edhe zyrtarisht, janë shëruar edhe 19 qytetarë të prekur me virusin korona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 55 të shëruar”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
70 të prekur
55 të shëruar
1 me fatalitet