Pompeo: SHBA-të mund të largohen nga OBSH-ja
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka ngritur akuza drejt Organizatës Botërore të Shëndetit, duke thënë se duhet të mbahet ‘përgjegjës’ për dështimet në gjurmimin e koronavirusit.
Sulmi i Pompeos, i dhënë në Fox News, vjen pas përplasjes së presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe njoftimit për pezullimin e fondeve, shkruan Daily Mail.
Pompeo madje tha që SHBA nuk mund të mos e financojë më organin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, për të cilin ka qenë kontribuesi më i madh. SHBA-të alokuan 400 milionë dollarë në buxhetin e organizatës vitin e kaluar.
“Ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të mos e nënshkruajnë kurrë më financimi, meqë paratë e taksapaguesve amerikanë shkojnë në OBSH. Ne kemi nevojë për ndryshime më të guximshme se kaq”, tha Pompeo për Fox News.
Pompeo akuzoi OBSH-në për dështimin për të marrë informacion të saktë nga Kina në lidhje me virusin pandemik.
Organizata shëndetësore e kishte shpallur gjendjen emergjente shëndetësore më 31 janar.