Hoxhaj vizitoi presidentin Thaçi në QKUK, i uron shërim të shpejtë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se bashkë me kryetarin e partisë, Veselin, kanë vizituar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në QKUK, pas ndërhyrjes që ka pasur.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas vizitës që i ka bërë presidentit Thaçi në QKUK pas ndërhyrjes që ka pasur, se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka falenderuar edhe stafin e QKUK-së që janë kujdesur për Presidentin Thaçi.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, i bëmë një vizitë në QKUK Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mikut tonë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, por tani ndihet më mirë. Uroj që të gjitha këto të jenë kaluese dhe që Presidenti i Kosovës sa më shpejtë t’u kthehet detyrave të veta. Shërim të shpejtë miku im!
Faleminderit Dr. Fahredin Veselaj, i cili është një ndër urologët më të mirë e më të suksesshëm në Kosovë! Faleminderit gjithë stafit që po kujdeset për Presidentin Thaçi!