Zeka: Qeveria Hoti mund ta rikthejë shpresën e vrarë nga Qeveria Kurti
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, pret që një qeveri e re, me Avdullah Hotin kryeministër, do ta rikthente, siç është shprehur ai, shpresën e vrarë nga qeveria në ikje.
“Nese kjo qeveri arrine te beje liberalizimin e vizave, te mbylle dialogun, ta fus Kosoven ne OKB, dhe te koncentrohet jo ne asfallt po ne shendetesi, arsim dhe sistemin e drejtesise, ka me rikthy shpresen qe e vrau qeveria ne ikje, per 51 dite!!!”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Ai ka lavdëruar Hotin si ekonomist të mirë dhe intelektual e të mençur.
Shkrimi i plotë i Zekës:
Nje tri fjalë per kandidatin per kryeminister
Bajagi moti e njohe, ama dy vite ne Parlamentin e Kosoves, bashke me Kujtim Shalen, Imet Rrahmanin, Arben Gashin, Arban Abrashin e disa te tjere, ka qene njeriu im me i preferuar.
Avdullah Hoti eshte:
Njeri i arsimuar
Shume i edukuar
Ekonomist teper i mire
Intelektual dhe i mençur
Kur je i mençur , automatikisht je trim.
Ruajeni kete shkrim per mem thane: E qysh e lavdrojshe, tash po e kritikon. Nese kjo qeveri arrine te beje liberalizimin e vizave, te mbylle dialogun, ta fus Kosoven ne OKB, dhe te koncentrohet jo ne asfallt po ne shendetesi, arsim dhe sistemin e drejtesise, ka me rikthy shpresen qe e vrau qeveria ne ikje, per 51 dite!!