Tahiri: Avdullah Hoti, njeri që tërë jetën e tij ka punuar me nder
Sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në takimin e sotëm që kanë pasur me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotin, nuk kanë folur për ndarje të posteve ministrore.
“Ishte një takim pune ku diskutuam aspektet programore dhe parapërgatitjet për votimin e Qeverisë Hoti. Adresuam disa çështje lidhur me këtë proces dhe duke e dhënë mbështetjen e AAK-së duke pasë parasysh se në AAK ka ndodhur një votim i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues ka miratuar koalicionin me LDK”.
“Biseduam për aspektet programore dhe qasjen e kësaj Qeverie. Nga të parat është angazhimi maksimal në luftën për zbutjen e pandemisë në Kosovë dhe pastaj aspektin që lidhet me gjendjen ekonomike”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.
Tahiri për Klan Kosovën ka thënë se si AAK i kanë dhënë mbështetje paraprakisht çfarëdo vendimi të LDK-së për nominim për kryeministër. Për Hotin ai ka theksuar se është profil i njohur për publikun.
“Është profesor universitar, ka qenë ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër – njeri që ka punuar me nder tërë jetën”.
“Ky koalicion e ka shumicën parlamentare, sa vota janë nuk mund të them. Sa i përket çështjeje kushtetuese nuk mund t’i dalë përballë askush”.
Ai ka thënë në fund se heqja e rrethojave të objektit të Qeverisë është gabim shumë i madh.