Dikur me 21 ministri, Haradinaj tani kundër rritjes së numrit të ministrive dhe zëvendësministrave
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar kundër rritjes së numrit të ministrive, pas takimit që pati me Avdullah Hoti, tashmë i mandatuar nga LDK-ja si kandidat për kryeministër të vendit.
Haradinaj ka thënë se është takuar me Hotin për t’ia konfirmuar besimin e AAK-së për Qeverinë e udhëhequr nga Hoti.
Haradinaj po ashtu ka thënë në se është kundër rritjes së numrit të ministrive dhe zëvendësministrave. Ka thënë se kjo mund të bëhet nëse paraqiten probleme në funksionim, pro ka shtuar se është kundër që rritja e ministrive të ndodhë. Ish kryeministri ka thënë se AAK dhe partitë tjera që po tentojnë të bëjnë qeverinë do të dërgojnë si ministra njerëz ekspertë.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme mos të rritet numri i ministrive. Nëse ka probleme me funksionim të ministrive, por nuk ishte dashur të rritet numri i ministrive e as zëvendësministrave. Është situatë e papritur pak edhe prej nesh, mirëpo na në çështjen se e me e lënë vendin pa qeveri apo me qeveri marrim përgjegjësi. Nuk e shohim këtë qeveri si përmbushje të interesave personale por si detyrë që na takon. Krijimi i Qeverisë mundet të marrë disa ditë, por mundet të zgjasë edhe disa javë”, u shpreh Haradinaj.
Kur Haradinaj ishte kryeministër kishte 21 ministri dhe rreth 80 zëvendësministra. Në Qeverinë Kurti kishte 15 ministri dhe në secilën nga dy zëvendësministri, që i bie dikur mbi 30.