Takohen në Kuvend Mustafa e Haradinajn, pasi caktuan emrin për mandatarin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.
Mësohet se Haradinaj në këtë takim është i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i AAK’së Besnik Tahiri dhe këshilltari I tij, Selim Selimi.
Në këtë takim pritet të bisedohet edhe për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga LDK’ja në koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe komunitetet tjera.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka dhënë dritën jeshile koalicionit me LDK-në. Kjo parti ka mbledhur Këshillin Drejtues ku ka kërkuar votën për pjesëmarrje në qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues.