Ky është 53 vjeçari nga Prizreni që vdiq si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi
Klinika Infektive ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë një 53’vjecar si pasojë e komplikimeve nga COVID-19. I njëjti është bërë e ditur se kishte punuar si oficer doganor dhe ishte nga Komuna e Prizrenit.
Përmes një komunikate, nga Dogana e Kosovës kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerin.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka njoftuar se 53-vjeçari ishte ndër oficerët doganorë të parë, i rekrutuar që nga viti 2000, dhe së fundi ishte udhëheqës i pikëkalimit kufitar të Vërmicës.
“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftim.
Për të njëjtin ka shkruar sot gjatë ditës edhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Totaj ka deklaruar se 53’vjecarin e kishte mik dhe koleg. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Me keq ardhje e pranova lajmin për shuarjen e shokut dhe kolegut Kujtim Qafleshi. Ju shprehi ngushëllime të gjithë atyre që ju mungon. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.
Ngushëllime për të ndjerin ka shprehur edhe anëtari i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK’së, Idaim Kryeziu.
“I hidhur lajmi për vdekjen tuaj dhe ikje në amshim miku im Kujtim Qafleshi! Lamtumirë e të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë”, ka shkruar ai.