Mikrobiologu Raka: Kosova e ka kaluar pikun e koronavirusit
Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se Kosova e ka kaluar pikun e rasteve të regjistruara me koronavirus.
“Tani jemi prej rastit të parë 13 mars më tepër se një muaj dhe ka pasë pyetje se a kemi arrit kulmin. Në epidemi kulmi është kur regjistrohen më së shumti raste nga personat e testuar që ka qenë 79 raste. Besoj se e kemi kaluar”, ka thënë Raka.
“Nuk besoj se do të ketë rritje ta rasteve dhe besoj se 79-shi ka qenë maksimumi i rasteve”.
“Kemi 458 raste aktive. Nga hulumtimet dhe parametrat shkencor për çdo rast pozitiv në komunitet janë nga 5 -10 raste tjera që mund të jenë pozitiv. Javën e kaluar jemi futur në izolim dhe në kohën kur kemi hyrë 2.3 miliardë njerëz në botë janë në izolim. Kur ka virus të ri masat e izolimit janë e vetmja mundësi sidomos në fazën fillestare. Nuk jemi më të mençurit në botë por këtë rrugë e kanë zgjedhur shtete si SHBA, Anglia…”.
Raka për Klan Kosova ka thënë se tash duhet të fillohet me përgatitjen për lirimin nga masat restriktive.
“Kjo duhet të bëhet gradualisht për segmentet vitale. Ne duhet ekonomikisht të mbijetojmë dhe këtu duhet balanca. Më 5 maj nuk do të ndalet epidemia, raste të infeksionit do të ketë. 4-5 ditë pas kësaj date vjen deri te një ngritje e lehtë e rasteve që është e menaxhueshme. Kapacitet shëndetësore nuk kanë rënë përtokë prej 13 marsit”.