Kurti: Presidenti doli në ilegalitet, formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Ablin Kurti, në një konferencë për media i komentoi zhvillimet e sotshme në vend duke thënë se veprimet e sotme nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe partive të tjera, do t’i adresojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, tha Kurti në konferencë.