Boiken Abazi: Kushtetua u çmontua nga Presidenti i korruptuar
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi është lajmëruar nga Tirana, për të komentuar mbledhjen e sotme të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me liderët e partive politike.
Abazi ka cicëruar në Twitter, duke thënë se presidenti Thaçi ka çmontuar sot rendin Kushtetues.
Tutje, Abazi presidentin Thaci e ka quajtur të korruptuar i cili ka thënë se është duke u bërë një grusht shtet.
“Rendi Kushtetues në Republikën e Kosovës sapo është çmontuar nga një President i korruptuar i cili është duke zëvendësuar një qeveri të zgjedhur demokratike – e suksesshme në kontrollin e pandemisë dhe në luftimin e korrupsionit – pa mbajtur zgjedhje të reja. Një grusht shteti në bërje”, ka shkruar Abazi.