Haxhiu: Janë mbledhur e po bëjnë pazare nga frika e shteti të së drejtës
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se frika nga shteti i së drejtës i ka mbledhur sot partitë që, sipas saj, të bëjnë pazare kundër vullnetit të qytetarëve.
“Ata që janë ndëshkuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe që nuk kanë mbështetje qytetare, nuk mund të udhëheqin me institucionet sepse s’kanë legjitimitet dhe nuk ua lejon Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Frika nga shteti i së drejtës, i ka bërë që të mblidhen e bëjnë pazare për interesat e tyre e në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve!”, ka deklaruar, duke iu referuar takimit të sotëm të presidentit Hashim Thaçi me partitë politike.
Në mungesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në këtë takim partinë e përfaqësoi Haxhiu.