Nënkryetari i LDK-së: Nuk ia marr lakmi atij që do ta udhëheqë qeverinë e re
Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë sot se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.
Ai ka thënë se në ditën në vijim do të mblidhen organet e partisë për të vendosur hapat drejt krijimit të qeverisë dhe emrin e mandatarit për kryeministër.
“Ditën në vijim do të mblidhen organet e partisë. Ka opsione të ndryshme për kryeministër duhet mu diksutu. Qeveria e re ka përgjegjësi të mëdha, ka prioritet pandeminë, dialogun me Serbinë dhe krizën ekonomike që do të krijohet pas pandemisë”, ka thënë Muhaxheri.
Ai ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme duke thënë se nuk ia ka lakmi askujt që do të udhëheq me ekzekutivin.
“Jo nuk i kisha marrë lakmi atij që e merr me udhëheq këtë qeveri në këtë situatë”, ka thënë Muhaxheri.
Ai po ashtu ka thënë se qeverinë e re e presin shumë sfida të mëdha dha partitë e mëdha, siç është LDK-ja, do të përballet me këto sfida.