Bahtiri: Kurti mbetet kryeministri ynë, PLAN të del e të matet
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.
”Mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6 tetor është i turpshëm dhe antikushtetues.
Ju mund ta bëni një qeveri me veprime antikushtetuese, por pastaj nuk mundeni, sepse populli do të ju lë në opozitë më gjatë se që e prisni”.
Tutje Bahtiri nga facebook-u thotë se kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese.
”Albin Kurti ështe dhe do të mbetet kryeministri jonë, kryeministri legjitim i Kosovës, sepse është njeriu që nisi çkapjen e shtetit, ia ktheu identitetin shtetit dhe shpresën popullit.
Pra, kjo çka ka ndodhur dhe po ndodh sot, është antikushtetuese, antiligjore, jo njerëzore dhe e turpshme, sepse po i vjedhet mandati popullit nga ata që nuk dolën në zgjedhje.
PLAN-i duhet të del e të matet, e jo të fshehet skutave”.
Mandatimi për kryeministër i një kandidati tjetër, përveç kandidatit që vjen nga subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 6…
Julkaissut Agim Bahtiri Keskiviikkona 22. huhtikuuta 2020