Von Cramon: Habitem se si presidenti Thaçi po e vë në rrezik Kosovën
Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Europian, Viola Von Cramon ka reaguar pas takimit konsultativ të presidentit Hashim Thaçit me partitë politike.
Përmes një reagimi në Twitter, Von Cramon ka thënë që ajo ëshë befasuar me faktin se si Thaçi po e rrezikon vendin e tij.
“Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë. Kam mbetur pa fjalë. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Përse presidenti po e vë vendin e tij në rrezik?”, shkruan ajo.
It becomes more absurd every single day @HashimThaciRKS I am speechless. I wonder how this can end up. Why is the president putting his country in danger? https://t.co/6lGI0u4POk
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 22, 2020