Tregtia e kafshëve të egra vazhdon në Azi, përkundër thirrjeve për ndërprerjen e tyre
Në një market të kafshëve të egër në një ishull turistik në Indonezi më 7 prill, një grumbull lakuriqësh të ngordhur janë vendosur në shitje në të njëjtën tavolinë me copëzat e derrave.
Jo më larg se 321 kilometra më tutje, dy ditë më herët, në provincën Guanxi të Kinës Jugperëndimore krahas maceve janë të vendosura kuturu kafshë të tjerë të vrara në një dysheme të mbushur me gjak, baltë dhe pjesë kafshës, shkruan The Independent.
Më 26 mars, në provincën jugore të Guandong të Kinës, një person që shet produkte tradicionale mjekësore po ofron produkte të bëra nga lakuriqët dhe akrepa për të trajtuar reumatizmin dhe dhimbjet e krahut.
Fushata e re e The Independent për të ndërprerë tregtinë e kafshëve të egra vjen pasi miliona njerëz në mbarë botën janë mobilizuar për herë të parë në internet në 50 vjetorin e Ditës së Tokës nesër për të trajtuar temën e këtij viti të veprimit ndaj klimës. Ambientalistët kanë paralajmëruar për lidhjet e pashpjegueshme midis ndryshimit të klimës, humbjes së biodiversitetit dhe sëmundjeve zoonotike, siç është koronavirusi, nga frika se nuk do të jetë pandemia e fundit që do të sulmojë njerëzimin.
Ndërsa tregjet e mishit në Pekin dhe Shanghai shfaqen të pastra dhe të rregullta, “tregjet e lagura” në qytetet periferike në jug dhe perëndim të Kinës më shumë se një km larg nga kryeqyteti tregojnë shenja të vëmendjes së paralajmërimit nga epidemiologët rreth rreziqeve të sëmundjeve ngjitëse nga kafshët.
Përkundër 6.760 infeksioneve me koronavirus dhe 590 vdekjeve në të gjithë Indonezinë, shitja e kafshëve të egra përfshirë lakuriqë, minj dhe zvarranikë po vazhdon që nga java e kaluar.