Abazi: Thaçi po e përdorë Mustafën për të ndarë LDK-në
Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se po e përdorë kreun e LDK-së, Isa Mustafën për të ndarë këtë parti dhe për të luftuar shtetin e Kosovës.
Abazi ka shkruar se Thaçi, para dhe pas luftës, i ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas Abazit, ata që janë në listën e zezë të Amerikës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Para dhe gjatë luftës, Thaçi ka përdorur shokët e tij për të përçarë e luftuar LDK, ndërsa tani po e përdor Mustafën për të përçarë e luftuar kushtetutshmërinë, shtetin e Kosovës dhe ndarë LDK-në.
Ata që janë në listën e zezë të Amerikës dhe që kanë probleme me ligjin dhe kushtetutën e Kosovës nuk përbëjnë interesin e qytetarëve, e as nuk i kontribuojnë demokracisë dhe marrëdhënieve me shtetet demokratike.
Pyetjet e Thaçit nuk zëvendësojnë qëndrimin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 Tetorit dhe gjithashtu, as nuk mbulojnë shkeljen e Kushtetutës.