Të gjitha komunitetet pakicë përkrahin formimin e Qeverisë së re
Përfaqësuesit e partive politike të komuniteve pakicë në Kuvendin e Kosovës i kanë thënë presidentit Hashim Thaci se janë pro formimit të Qeverisë së re dhe kundër shkuarjes në zgjedhje.
Përfaqësuesi i komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Fikrim Damka, ka thënë se partia e tij mendon që të formohet një Qeveri e re, e pas tejkalimit të situatës së krijuar nga Covid 19, të shkohet në zgjedhje.
“Jemi që të formohet një Qeveri e re dhe stabile, deri stëherë kur vendi mund të mbajë zgjedhje të lira dhe të shëndosha”, ka thënë Damka.
Përfaqësuesi i komunitetit rom, Albert Kinolli, gjithashtu ka thënë se partia e tij përkrah formimin e Qeverisë së re.
“Nuk mendoj qe vendi është I gatshëm të shkojë në zgjedhje. Ne si parti e romëve të bashkuar të Kosovës jemi për një Qeveri të re”
Pro formimit të Qeverisë ka qenë edhe përfaqësuesit e boshnjakëve, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demir, përfaqësuesi i komunitetit ashkali, Hetem Arifi, përfaqësuesi i partisë egjiptiane, Veton Berisha