Haradinaj: Nuk jemi për zgjedhje, qeveria e re duhet të merret me pandeminë dhe pasojat e saj
Në takimin e ftuar nga presidenti Thaçi, edhe AAK-ja ka dalë kundër organizimit të zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ak thënë se partia e tij nuk është për shpërbërjen e parlamentit, dhe se sipas tij, Kuvendi legjitim, duhet t’i japë Kosovës një qeveri të re.
“Ne s’jemi për shpërbërjen e paralementit për faktin se s’kemi qeveri dhe është kohë krize. Parlamenti është legjitim dhe ka një afat kohor më të shkurtërin me ia kthy vendit një qeveri me mandat të plotë, në mënyrë që ajo të vazhdojë përballjen me pandeminë dhe pasojat e saj”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, qeveria e re do të merret me përballimin e pasojave të koronavirusit.
“ Ne përkrahim formimin e një qeverie nga ky parlament dhe të ballafaqohemi me pandeminë dhe pasojat nesër”, tha Haradinaj.