Edhe Veseli pritet të marrë pjesë në takimin me presidentin Thaçi
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 4 e 30, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet për formimin e një qeverie të re.
Pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka thënë për lajmi.net se kanë marrë ftes nga presidenti Thaçi për këtë takim.
“Po kemi marr ftesë. Jemi duke e diskutuar, besoj se do të marrim pjesë”, ka thënë Bytyqi.
Ftesa e Thaçit për liderët vjen pasi që presidenti i dërgoi letër kryetarit të VV-së, Albin Kurti ku e njoftoi se ky i fundit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për krijimin e qeverisë së re.