Studimi i ri: Hidroksiklorokina po vret pacientët me koronavirus
Veteranët amerikanë të sëmurë nga koronavirusi, të cilët ishin trajtuar me ilaçin e malaries, po vdesin më shumë sesa pacientët që po marrin kujdesin e zakonshëm, sipas një studimi të ri.
Rezultatet e hulumtimit sugjeruan se ilaçi, hidroksiklorina, nuk u dha asnjë përfitim pacientëve që e morën atë për trajtim ndaj Covid-19, shkruan Daily Mail.
Studimi mbarëkombëtar nuk kreu ndonjë eksperiment i rreptë. Por studimi, i realizuar në 368 pacientë, është ndër më të mëdhenjtë të realizuar mbi efektin e hidroksiklorinës dhe azitromicinës, medikamente këto të para potencialisht për mposhtjen e virusit pandemik.
Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të 368 veteranëve burra, të shtruar në spital e të infektuar koronavirus në qendrat mjekësore të Administratës Shëndetësore të Veteranëve, të cilët vdiqën ose u larguan nga qendra shëndetësore nga 11 prilli.
Rreth 28 përqind të të cilëve u ishte dhënë hidroksilkolina vdiqën, përkundrejt 11 përqind e atyre që merrnin vetëm kujdesin rutinor.
Studimi u postua në një faqe në internet për studiuesit dhe nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë. Grantet e marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) dhe Universiteti i Virxhinias paguan për punën e kryer studimore.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, përpara aprovimit të përdorimit për raste emergjente nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, mbronte me ngulm idenë se hidroksiklorina shëron pacientët me koronavirus. Madje, ai e quajti medikamentin si “një dhuratë nga Perëndia”.