Kryeministri italian zbulon planin pesë-pikësh për menaxhimin e koronavirusit
Kryeministri italian Giuseppe Conte përshkroi një plan pesë-pikësh për administrimin e epidemisë së koronavirusit të marten, raporton CNN.
Duke iu drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve të Italisë, Conte tha se plani do të përqëndrohet në:
– Vazhdimin e distancës sociale me përdorimin e maskave dhe dorezave derisa të vihet në dispozicion një vaksinë ose një terapi për kurimin e virusit
– Përforcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe vëmendja e veçantë në shtëpitë e të moshuarve, që të “shmanget një shpërthim tjetër”.
– Krijimi i spitaleve speciale për Covid-19 të përcaktuara për të kujdesur ekskluzivisht për pacientët me koronavirus.
– Kryerja e testimit të antitrupave në një studim të madh për të përcaktuar përhapjen e virusit në popullatë. Conte tha se janë kërkuar 300,000 teste serologjike.
– Gjurmimi i kontakteve. Javën e kaluar qeveria zgjodhi zyrtarisht një aplikacion për gjetjen e kontakteve, të quajtur Immuni, i cili është në fazën e testimit, por zgjedhja për ta shkarkuar do të jetë vullnetare, tha Conte.