Shpend Ahmeti: 200 pako ushqimore do të shpërndahen për familjet sociale
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim ka bërë të ditur se sot Oda Ekonomike e Kosovës ka dhuruar 200 pako ushqimore.
Ai tha se ky donacion u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike.
Postimi i tij:
Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi.
Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë.
Falenderojmë Odën Ekonomike dhe bizneset për këtë donacion dhe solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë.
Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës,…
Julkaissut Shpend A. Ahmeti Tiistaina 21. huhtikuuta 2020