Bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Itali për të ditën dytë me radhë
Numri i rasteve aktive Covid-19 në Itali ka rënë për të dytën ditë me radhë, sipas të dhënave të lansuara nga Agjencia Italiane e Mbrojtjes Civile të martën.
Vendi pësoi rënien të madhe të rasteve aktive, duke raportuar 528 më pak raste sesa të hënën, raporton CNN.
Numri i pacientëve në njësitin e kujdesit intensiv gjithashtu ka rënë, me 102 më pak se e hëna.
Vendi evropian gjithashtu ka raportuar rreth 530 vdekje përbrenda periudhës një-ditore.