Nisin hetimet për ahengun e paligjshëm të vëllait të Thaçit dhe Remit
Një ndejë në bjeshkët e Shalës së Bajgorës, iu ka kushtuar me suspendim komandatit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri dhe ushtruesit të detyrës së Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.
Në këtë aheng kanë qenë edhe vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Nazmiu dhe vëllai i Rrustem Musfafës-Remit, Bediu.
Në shoqërimin e tyre, ishte edhe biznesmeni Blerim Potera, i cili dyshohet se është i lidhur me krimin në Kosovë.
Për këtë aheng, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka nisur hetimet për zbardhur rrethanat e këtij rasti.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Valon Preteni, zëdhënës i Porkurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Pas publikimit të shkrimit në portalin Insajderi, Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka filluar procedurën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Preteni.
Suspendimin e Burim Buleshkaj e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë, derisa, Policia ka konfirmuar për suspendimin e komandantit të Njësisë Speciale, Amir Gërguri.