Një tjetër shtatzënë me Covid-19 po trajtohet në Klinikën Infektive
Një grua shtatzënë e prekur nga koronavirusi është hospitalizuar në Klinikën Infektive që tre ditë.
Gruaja shtatzënë e moshës 28-vjeçare është në pritje të fëmijës së tretë dhe është nga Vitia. Ajo është rast kontakti e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për hospitalizimin e gruas dhe trajtimin e saj në Infektivë e ka konfirmuar infektologu Prof. Salih Ahmeti. Ahmeti ka thënë se gruaja dhe fryti i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gruaja është shtatzënë në muajin 8 e gjysmë, afër muajit të nëntë. Gjendja e saj dhe e foshnjës është e mirë dhe sot është kontrolluar edhe nga gjinekologu”, ka deklaruar Ahmeti. Mjeku ka shtuar se pacientja nuk ka simptoma të rënda.
Kujtojmë se në Kosovë janë infektuar me koronavirus deri më tani tri gra shtatzëna, dhe të paktën një prej tyre ka ndërruar jetë sot. Ndryshe në total numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 598 me 16 viktima.