Kurti për vdekjen e gruas shtazënë nga Gjakova: Humbje e madhe në një kohë të vështirë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për gruan shtatzënë që sot vdiq nga coronavirusi.
Ai thotë se vdekja e gruas nga Gjakova është një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.
“Një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme. Prandaj, ju lutem përmbajuni masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ashtu që ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Secila jetë është e pazëvendësueshme”.
Postimi i tij:
Në vend se të vijë në jetë edhe një, u shuan dy
V.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ishte në javën e 28 të shtatzënisë. Por, fatkeqësisht, ajo nuk pati rastin që ta përqafojë foshnjën e saj as edhe njëherë të vetme. Edhe pse shumë prej nesh nuk e njohëm bashkëqytetaren tonë, ky rast sot na pikëlloi tej mase. Jam njoftuar që gjendja e saj ka qenë e rënduar prej kur është pranuar në Klinikën Infektive në Prishtinë me 15 prill. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe kujdesit ndaj tyre, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.
Bashkëshortit, fëmijëve dhe mbarë familjes të së ndjerës u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Një humbje shumë e madhe, në një kohë të vështirë e të pazakonshme. Prandaj, ju lutem përmbajuni masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ashtu që ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Secila jetë është e pazëvendësueshme.
Në vend se të vijë në jetë edhe një, u shuan dyV.P., nënë e një vajze dhe një djali, ishte në pritje të fëmijës së saj…
Julkaissut Albin Kurti Tiistaina 21. huhtikuuta 2020