Në krye të bordit të Postës emërohet një person tjetër i afërt me VV-në
Donatori i Lëvizjes Vetëvendosje për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, Mentor Arifaj, është zgjedhur kryesues i bordit të përkohshëm të Postës së Kosovës.
Mentor Arifaj u emërua kryesues i bordit të përkohshëm të Postës së Kosovës me vendim të Qeverisë së Kosovës më 2 prill.
Disa muaj para se të emërohej në këtë pozitë, Arifaj kishte financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Arifaj kishte dhuruar donacion prej 1 mijë eurove për partinë e Albin Kurtit para zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend, të cilat u mbajtën më 6 tetor.
Mentor Arifaj është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Me emërimet në bordet e përkohshme të Ndërmarrjeve Publike, Lëvizja Vetëvendosje ka thyer premtimin e saj për “çkapje dhe depolitizim të bordeve” të Ndërmarrjeve Publike.