Merkel me një paralajmërim për Gjermaninë për masat kundër koronavirusit
Kancelarja gjermane Angela Merkel adresoi shqetësimet e saj lidhur me hapat e ardhshëm të Gjermanisë në përballjen e koronavirusit në një konferencë shtypi në Berlin të hënën.
“Ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem pre e iluzioneve të rreme të sigurisë”, tha Merkel.
“Ne duhet të mbetemi të disiplinuar … Nuk duhet të humbim fokusin tonë në fillimin e kësaj pandemie”, shtoi tutje kancelarja gjermane.
Merkel bëri edhe një paralajmërim lidhur me idenë se jeta së shpejti do të jetë e sigurt, dhe adresoi raporte duke thënë se ajo ishte e pakënaqur për diskutimet që përfshinin rihapjen e Gjermanisë.
Ajo tha se Gjermania nuk dëshiron të përjetojë atë çfarë po ndodh në vendet e tjera