Ndërron jetë fituesi i çmimit ‘Oscar’
Regjisori Tom dhe Jerry Gene Deitch për fat të keq ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare.
Illustruesi, Deitch, fitues i çmimit ‘Oscar’ vdiq të enjten në banesën e tij në Pragë, shkruan Daily Mail.
Botuesi i tij çek, Petr Himmel, i tha ‘Associated Press’ se ai vdiq ‘papritur’ dhe për arsye të COVID-19.
Gene, emri i plotë i të cilit është Eugene Merrill Deitch, drejtoi 13 episoda të filmave të animuar shumë të pëlqyer nga fëmijët Tom dhe Jerry dhe disa episoda nga seriali Popeye.
Gene punoi si një hartues i Aviacionit të Amerikës së Veriut përpara se të hartohej për ushtrinë dhe të hynte në trajnime si pilot.
Pasi u shkarkua për arsye shëndetësore, ilustruesi më pas u vendos në Pragë nga viti 1959 kur dhe filloi karrierën.
Filmi i tij Munro fitoi çmimin ‘Oscar’ për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër.