Anëtarja e Vetëvendosjes i del kundër Kurtit: Refuzoj të testohem me teste të Serbisë, nuk na duan të gjallë
Reagime të shumta ka shkaktuar pranimi i 1 mijë testeve nga Serbia. Jo vetëm opozita, shoqëria civile, por edhe vet anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje po kundërshtojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, njëherit lider i tyre.
Ish-kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Mimoza Shala, përmes një postimi në Facebook ka dalë kundër shefit të saj të partisë, duke thënë se do të refuzonte të testohej me ato teste të Serbisë, pasi ata nuk e duan popullin shqiptarë të gjallë.
Postimi i saj:
Nuk është me ia bo “share” as me u marrë me parti politike nëse çohet një debill që e mban në foto profil e foto “cover” VV e mendon se e mbron Lëvizjen duke përçmuar njeriun që i la gjymtyrët në luftën për çlirim, jo se bënë gabim por nuk ka vend në Lëvizje.
T’i thuash invalidit të luftës “trus kalbu në karroc” është e patolerueshme.
Menjëherë pyeta strukturat e Qendrës në Gjermani a është anëtarë i Lëvizjes ky përson,
nuk e njohin dhe sipas sekretares nuk është.
Përsona të tillë, nuk kanë vend në Lëvizje. Nëse përsona të tillë mbesin anëtarë në Lëvizje atëherë jam unë ajo që nuk kam vend aty.
Jam ofendu, etiketu e kërcënu nga disa përsona që shiten nëpër parti për pak, asnjërit nuk ia harroj. Ke të drejtë me shpreh mendim, me argumente me kundërshtu ama me përçmu njerëzit që kanë bindjet e tyre, që kanë derdh gjakë e humb gjymtyrë, që nuk “shiten e blehen” që janë parimor në qëndrimet e tyre, është e papranueshme.
Kur bëhet fjalë për Shpetim N Agusholli unë jam krahu i tij, sepse, edhe ai është krahu im.
Ne që jemi ndeshur me vdekjen gjatë luftës, që i kemi qëndruar besnik betimit, që nuk përfitojmë në emër të plagëve apo kontributit të dhënë, raportin me politiken e Serbisë nuk e kemi me diplomaci por e kemi të prerë.
Sa i përket donacionit të testeve nga Serbia, edhe pse jam mbështetëse e Qeverisë, nuk dua që të testohem me ato teste. Kisha refuzuar, sepse ne e dijmë që në luftë mbijetuam, por edhe sot ata nuk na duan të gjallë. (Flas për ata që nuk e shkelin betimin)
Askush nuk ka pse habitet me mendimin dhe qëndrimin tonë!