Detaje nga zhvarrosja e 39-vjeçares nga Istogu që u tha se vdiq nga koronavirusi
Policia ka njoftuar se të shtunën është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares nga Istogu që ndërroi jetë pak ditë më parë në QKUK.
E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me coronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.
Ajo ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore.
Policia në raporton 24 orësh njofton se në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 13.04.2020 NN. Istog, me datën 18.04.2020 në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020. Trupi i pajetë është dërguar në IML, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.