Persona të pandërgjegjshëm dëmtojnë varrezat në Viti
Një person nga Vitia ka raportuar në polici se dikush ka dëmtuar varrezat
Rasti ka ndodhur më 14 prill ndërsa është lajmëruar në polici të shtunën e 18 prillit, njoftin policia në raportin 24 orësh.
“Me datën 18.04.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur nga disa varreza kishin hequr disa shenja të drurit me mbishkrim të emrave të personave të vdekur”, theksohet në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.