Tërmkolli e quan Kurtin ‘të gërditshëm që s’di asgjë’
Melihate Tërmkolli ka drejtuar kritika të ashpëra dhe ofenduese ndaj Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke iu referuar si ‘i grditshmi që s’di asgjë’.
Tërmkolli këto akuza i drejtoi ndaj Kurtit, pas intervistës që dha mbrëmë në një emison televiziv, dhe fjalët ‘ nuk e di’ që Kurti u tha shumëherë analistëve e shtynë ish-deputeten e LDK’së të drejtojë këto drej tij.
“Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është loj”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Ky është reagimi i plotë:
I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë!
Përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë! Kjo është politika kombëtare strategjike e Albin Kurtit! Pyetja dhe shqetësimi më normal që shtrohet në këtë rast është se: A po vëhen në zbatim Planet Ruse-serbe në Kosovë, me Albinin Kryeministër në detyrë, nën maskën e “ndihmës” për COVID’19 ?! Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë.