Ahmeti: Lejohet shëtitja e qenve deri në 500 metra prej shtëpisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se lejohet shëtitja e qenve deri në 500 metra prej shtëpisë dhe banësës ku jetojnë qytetarët.
Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me plotësimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të ditës së martë lejohet shetitja e qenve deri në 500 metra prej shtëpisë dhe banesës”.
“Kjo leje nuk mund të shfrytëzohet për arsye tjera”, thuhet në këtë postim.