Qytetari kërkon nga Konjufca t’a kthej në Kosovë
Një qytetarë kosovarë përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga Ministri në detyrë i Punëve të Brenshme Glauk Konjufca t’a kthej atë në Kosovë, sipas tij në konsullatën e Kosovës në Stamboll nuk kanë as edhe një informacion për kthimn e tyre, shkruan FaktePlus.
Ai tutje në shkrimin e tij ka kërkuar nga Ministri në detyrë të u bëjë zgjidhje dhe të mos merret me shkarkimet.
Shkrimi i tij i plotë:
Ministri Gluk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti nuk kanë kohë të merren me qytetarët e vendit të cilët kanë mbetur jashtë vendit!
Të nderuara institucione të Republikës së Kosovës,
Si qytetar i Republikës së Kosovës, i drejtohem Kuvendit të Kosovës qe buron nga vota jonë, Kryeministrit që për intate personale e larguan nga detyra, dhe Qeverisë në largim që paguhen nga ne taksapagusit.
Ka një muaj që kemi mbetur jashtë vendit, përkatësisht në Turqi dhe dua të di që a duhet që ne të kthehemi në atdhe, apo të vazhdojnë të na lënë nën mëshirën e fatit, siç keni bërë tash e një muaj.
Ne konsullatën e Kosovës në Stamboll nuk kanë as edhe një informacion më të vogël! Shtrohet pyetja pse janë Ambasadat dhe konsullatat, derisa nuk na shërbejnë neve qytetarëve të Kosovës, ku që një muaj nuk kemi një përgjigje se çfarë do të bëhet me neve dhe kur do të kthehemi në shtëpitë tona! Ku duhet të drejtohemi sepse si duket Ministri i Jashtëm në largim është i zënë me shkarkime, prandaj nuk ka kohë të merret me qytetarët e Republikës së Kosovës që janë bllokuar në shtetët tjera!