Shërohen edhe tre persona nga koronavirusi në Malishevë
Komuna e Malishevës ka njoftuar përmes një shkrimi adresuar mediave, se tre persona janë shëruar plotësisht nga koronavirusi në Malishevë.
Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre gjatë komunikimit me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me koronavirus në Malishevë.
Tre të shëruarit nga koronavirusi, numrin total e çojnë në 21 gjithsej.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga komuna;
“Edhe tre persona të prekur me COVID-19, nga Komuna e Malishevës, janë shëruar plotësisht. Këtë e kanë konfirmuar vet pacientët dhe familjarët e tyre, në komunikimin me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.
Numri i të shëruarave nga Malisheva, po shkon drejt rritjes së vazhdueshme dhe me rastet e sotme, arrin në 21 persona të shëruar, dhe në ditët në vijim ky numër pritet të rritet në vazhdimësi.
Rritja e numrit të të shëruarve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e COVID-19″, thuhet në njoftim.