Pallaska: Vetëvendosje nuk e ka të drejtën ta bllokojë procesin nëse s’mund ta bëjë qeverinë
Avokati Dastid Pallaska ka analizuar situatën politike në aspektin kushtetues që ndodhet Kosova.
Pallaska në RTV Dukagjini thotë se Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat të caktuar se kur partia e parë që ka dalë në zgjedhje të ofrojë një kandidatë për kryeministër.
”Por kjo nuk do të thotë se partia fituese e ka të drejtën ta bllokojë procesin kushtetues”, tha ai.
Avokati thotë se Presidenti duhet t’i ofrojë një afat të arsyeshëm partisë së parë e më pas të veprojë në bazë të diskrecionit të tij.
Pallaska thotë se afati i arsyeshëm nënkupton nëse partia fituese e zgjedhjeve bënë përpjekje për të formuar shumicën parlamentare.
“Por ajo që po shohim është se partia e parë jo që nuk po bënë përpjekje për formimin e shumicës parlamentare por edhe po moralizon nga shkëmbimet e fundit të letrave me Presidentin”.
Avokati thotë se Vetëvendosje për shkak se ka damkosur të gjithë kolegët deputetë të Kuvendit të Kosovës po ka vështirësi të sigurojë mbështetje për të miratuar në Kuvend pakot financiare.