Bashkim Ramosaj reagon ndaj Fitore Pacollit: Turp për ty hienë!
I pari i Deçanit, Bashkim Ramasoj, ka reaguar nga Fitore Pacollit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, iu ka kundërpërgjigjur deklarimeve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli në lidhje me trajtimin mjekësor të nënës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nëna Rukë ka nga një simbolikë të dhimbjes të shkëputur nga trupi e zemra e saj.
“Nëna Rukë me mund rriti një familje, e që në rrugëtimin për lirinë e shtetit tonë një copë zemre iu shkëput në ’97 me Luanin, heroin e kombit tonë. Më 24 mars 1998 i sulmohet familja më skenarin e njëjtë si Prekazi. Ramushi plagoset atë ditë por Serbia thyhet, nëna Rukë atë ditë vajtoi tre djem luftëtarë Gazmendin, Himen e Agronin. Në vazhdim plagoset Shkelzeni e prapë Shkelzeni, plagoset Dauti e prapë Dauti, plagoset Ramushi e prapë Ramushi, plagoset Enveri e prapë Enveri, i plagosen vëllezërit e saj e prapë i plagoseshin vëllez ërit, e shumë luftëtarë që ranë ndër beteja nënë i thanë e bukën e saj kanë ngrënë. Turp për ty Hienë”, ka shkruar Ramosaj.
Postimi i plotë i Ramosajt, pa ndërhyrje:
,,Fitore” në rastë se nuk e ke ditë, për ç’do muaj të vitit, e për ç’do javë të muajit Nëna Rukë e ka nga një simbolikë të dhimbjes të shkëputur nga trupi e zemra e saj!
1. Nëna Rukë, është e bija e Heroinës së UÇK-së nënës Aze Ibrahimaj, e rënë në luftimet e korrikut në Jabllanicë. Për ty Fitore, o zor me besu po nëna Azë ka vdek me armën në dorë e për më tepër pak heronjë jan që se kan honger buken e sajë!
2. Nëna Rukë, është nëna që me mundë rriti një familje, e që në rrugtimin për lirinë e shtetit tonë një copë zemre ju shkëput në ’97 me Luanin,Heroin e kombit tonë (Se di për ty)
3. Me 24 mars 1998 i sulmohet familja më skenarin e njejtë si Prekazi. Ramushi plagoset atë ditë por Serbia thyhet, nëna Rukë atë d itë vajtoi tre djem luftëtarë Gazmendin, Himen e Agronin.
4. Në vazhdim plagoset Shkelzeni e prap Shkelzeni, plagoset Dauti e prap Dauti, plagoset Ramushi e prap Ramushi, plagoset Enveri e prap Enveri, i plagosen Vëllëzërit e sajë e prap i plagoseshin Vëllezërit, e shum luftëtarë që ranë ndër beteja nënë i thanë e buken e sajë kanë ngrënë.
5. Shkëlzenin, djalë e pati i cili ra në betejë për të mos u dhunuar e masakruar nji vajzë me emrin Fitore por kjo Fitorja ja din për nderë së bashku me shumë e shumë tjerë që shpëtuan.
6. Çlirimi i Kosovës u arrit, nëna Rukë e bacë Hilmi-u luftëtari i madhë i zoti shtëpisë së Haradinajve, po fillonin nji jetë me dhimbje por me krenari e cila nuk zgjati shumë atë e prishën HIENAT e sojit tënd.
7. Nëna Rukë përjetoi 12 vite burgë për dy bijtë e sajë Ramushin e Dautin e poashtu edhe për vëllain Lahiun.
8. Në këtë kohë përjetoi edhe vrasjen tradhëtore të Enverit me 15 prill 2005, pikërishtë kur Ramushi gjindej në Hagë e Dauti i burgosur nga UNMIKU.
9.Nëna Rukë, përjetoi edhe humbjen më të madhe kur iku nga kjo botë Shqipdoni i Shkelzenit i aksidentuar më Autobus para Shtëpisë.
10. Përjetoi arrestimin e Ramushit në Slloveni e vite më vonë edhe në Colmar.
11. Nëna Rukë, përjetoi vdekjën e bacës Hilmi që Luftën e brengat bashkë i kishin.
12. Fitore Pacolli, nëna Rukë, të përjetoi edhe ty ta përgojosh.
Turp për ty Hienë!.