Vushtrri, dalin negative 10 raste të dyshuara me COVID-19
Në qytetin e Vushtrrisë 10 persona kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se 10 persona kanë rezultuar negativë me COVID-19.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’iu përmbahen rregullave të IKSHPK-së,
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të Vushtrrisë nga IKSHPK për Covid-19 kanë rezultuar negativ 🙏
Pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus.