Pas mbylljes në Afrikën e Jugut, luanët dremiten skaj rrugës
Herët ose vonë kafshët do të vërenin se njerëzit ishin ‘zhdukur’.
E luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut “Kruger”, kanë përfituar nga situata kur njerëzit janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre në kohë pandemie.
Roja e parkut Richard Sowry, ishte jashtë në patrullë ditën e mërkurën kur ai pa një tufë luanësh duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e zënë me turistët.
Por Kruger, si parqet e tjera të jetës së egër, është mbyllur që nga 25 mars si pjesë e bllokimit në përgjigje ndaj koronavirusit.
Luanët zakonisht mund të shiheshin vetëm nga rojet e pyllit nëpër rrugë natën.