Europa i kërkon falje të përzemërt Italisë që nuk e ndihmuan
Presidentja e Komisionit Europian i ka kërkuar “falje të përzemërt” Italisë që nuk e ndihmuan në fillimin e përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse.
Ursula von der Leyen tha para parlamentit të BE-së se “shumë prej tyre nuk ishin atje… kur kishte nevojë Italia”.
Shumë italianë kanë kritikuar reagimin e BE-së ndaj pandemisë dhe thonë se blloku nuk bëri sa duhet për të ndihmuar.
Itaia ka regjistruar më shumë se 21,000 vdekje nga virusi, numri më i lartë në Europë.
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka mirëpritur komentet e von der Leyen, duke i quajtur ato “një akt i rëndësishëm i të së vërtetës”.
Javën e kaluar kryeministri Giuseppe Conte i tha BBC-së se BE mund të dështonte nëse nuk gjen një mënyrë për t’iu përgjigjur virusit, duke thënë se blloku duhet të ngrihet për të përmbushur sfidën e “testit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”.