17 punëtorë shëndetësor të infektuar me koronavirus në Kosovë
Nga të dhënat e deritanishme në Kosovë janë të prekur gjithsej 17 punëtorë shëndetësorë me COVID-19, në vetizolim janë 121, prej tyre në QKUK janë 6 të infektuar dhe 33 të vetizoluar.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Gjakovës janë 8 të infektuar dhe 7 në vetizolim, në rajonin e Ferizajt janë 12 në vetizolim, rajonin e Prizrenit ka 2 të infektuar dhe 8 në vetizolim, në Pejë janë 7 në vetizolim, në Prishtinë 17 punëtorë shëndetësorë në vetizolim, rajoni i Gjilanit ka një të infektuar dhe 8 në vetizolim, si dhe rajoni i Mitrovicës numëron gjithsej 29 punëtorë shëndetësor në vetizolim.
FSSHK kërkon nga institucionet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës që të shtojnë kujdesin për masa personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, meqë tani ka rrezik që të zg jerohet zinxhiri i infektimit nga ata që janë në fronti e parë tek të gjithë punëtorët e tjerë pa dallim.
FSSHK edhe njëherë apelon për kujdes dhe respektim të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe institucioneve të tjera relevante, me qëllim të parandalimit të infektimit me virus te popullata dhe në veçanti punëtorët shëndetësorë.