Gruaja shtatzënë e prekur me Covid-19, në gjendje të rëndë
Një grua në javën e 28 të shtatzënisë është testuar pozitiv me Covid-19, bëjnë të ditura burimet e KOHA-s brenda QKUK-së.
Kjo grua është gruaja e parë shtatzënë me koronavirus dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është në ventilim mekanik (frymëmarrje e asistuar nga respiratori dhe ventilatori).
Nesër do të mbahet mbledhja e kolegjiumit të profesionistëve për të vendosur për këtë rast.
Sot në Kosovë janë shënuar 36 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 423