Fëmijët e 39-vjeçares që vdiq nga koronavirusi nuk janë prekur me Covid-19
Fëmijët e viktimës 39-vjecare që vdiq nga koronavirusi kanë testuar se nuk janë prekur me Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar Mujë Osmanaj – Drejtor i Shëndetësisë në Istog.
“Fëmijët e 39-vjeçares nga Istogu që ka vdekur nga koronavirusi, kanë dalë negativë në testimet për COVID-19 Po ashtu edhe punëtorët shëndetesorë të Isogut që kanë pasur kontakt me të prekurën’, ka thënë Osmanaj.
Tutje, një person nga Studenica e Istogut është infektuar me koronavirus.
“Një person nga Studenica e Istogut ka dalë pozitiv, mirëpo ai nuk ka shku si rast i Istogut për testim, por nga Peja”, thotë Osmanaj.
IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar pozitiv edhe 36 persona me virusin Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, pesë persona janë shëruar pasi kanë dalë negativ në testin e dytë.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet në mënyrë që të luftohet virusi.