Gashi: Kurti për disa pëlqime në Facebook është në gjendje të bëjë veprime brenda ditës
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se veç shëndetit publik në Kosovë është e rëndësishme të kemi edhe institucione efikase, e pandemia mos të përdoret për interesa politike.
Ai ka thënë tutje se veprimet e Kurtit si kryeministër janë të papranueshme, pasi që i njëjti s’është në gjendje të bashkëpunojë.
“Në këtë rast kemi qenë përballë një pandemie dhe se si Kurti e ka trajtu çështjen e Kosovës përballë partnerëve, veçmas SHBA-së. Çdo ditë ka tendenca autoritare të kapjes së shtetit dhe të mos njoh ligj e as asgjë për do llajka, është në gjendje të bëj brenda ditës gjëra. Ne e kemi vlerësu se s’mund t’i jepet besimi që ai ta drejtojë qeverinë’’, ka thënë ai në Dukagjini.
‘’Kjo janë veprime që kanë kanë detyru të marrim masë parandaluese për veprime autoritare të papërgjegjshme. Kurti si rezultat i mënyrës së të menduarit të tij e shohim se çfarë kryeministri kemi pas. Ai njeri s’është në gjendje me bashkëpunu. Ai don me pas ose të nënshtruar ose kundërshtar. s’ekizston partneriteti. Unë i kam thënë paranojak në seancën e mocionit, por i kam rënë pishman që i kam kërkuar falje. Ai s’mund të ketë partner të barabartë. Kjo është e rrezikshme, e shkeli Kushtetutën dhe e shkarkoi ministrin Veliu për ego personale”, shtoi ai.