Kadaj-Bujupi, qeverisë: Mos i rrezikoni 300 familje në këtë kohë krize
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka reaguar në lidhje me mospagesën e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës.
Ajo për këtë ka akuzuar Vetëvendosjen , ndërsa ka thënë se politika s’ka vend në kohë pandemie, duke bërë thirrje që të veprohet sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari.
Postimi i plotë:
Mospagesa e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës e sidomos kur në pushtet është një parti deklarativisht e majtë, është e paprecedent. Për Trepçën është folur dhe diskutuar nëpër të gjitha fushatat zgjedhore, mirëpo asgjë apo shumë pak është vepru. I vetmi veprim konkret ishte nxjerrja e Ligjit nga Qeveria Haradinaj.
Sot, Qeveria në detyrë në kohë pandemie ende nuk ka kryer subvencionin që kanë pasur obligim t’a perfundojnë madje në muajin Mars. E në anën tjetër, si pasojë e pandemisë Trepça nuk ka pasur shitje këtë periudhë, plus që ka ra shumë çmimi i koncentratit ne bursë. Të gjitha këto bashkë e pamundësuan krijimin e buxhetit për paga.
Iu bëjë thirrje përgjegjësve që të veprojnë dhe të mos rrezikojnë mirëqenien e këtyre 300 familjeve në këtë kohë krize. Politika ska vend në kohë pandemie. Veproni sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari të Kosovës!