Infektologu kosovar: Dorezat nuk ju mbrojnë nga virusi
Infektologu kosovar Ilir Tolaj ka folur me gjerësisht rreth Covid 19 në Kosovë.
Tolaj ka theksuar se mbajtja e dorezave në duar nuk na mbron nga ky virus përkundrazi virusi rri me gjatë ne doreza.
“Koronavirusi është një sëmundje që transmetohet nga personi në person dhe jo në rrugë aerogjene. Ajo që kemi ditur gabim deri më tani është mbajtja e doreza për tu mbrojtur nga ky virus. Mbajtja e doreza e mban më shumë gjallë virusin në to prandaj këshillohet se pas çdo kontakti të lahen duart. Kjo sëmundje kalohet në dy mënyra ose infektohemi dhe shërohemi ose gjendet vaksina dhe vaksinohemi” ka thënë Tolaj në T7.