Një grua shtatzënë rezulton pozitive me koronavirus, rasti i parë në Kosovë
Një grua shtatzënë ka rezultuar pozitive me koronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se një grua shtatzënë është shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive e konfirmuar pozitive me koronavirus Covid-19.
Çfarë efekte sjell tek gratë shtatzëna COVID-19, këshilla nga Dr. Aida
Shkencëtarët kanë zbuluar 38 antitrupa që neutralizojnë koronavirusin
Gruaja e lindur në vitin 1980 në javën e 28-të të shtatzënisë, është testuar dy herë dje dhe sot. Ajo në testin e parë ka rezultuar negative, ndërkaq nga strishoja e dytë është konfirmuar pozitive.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha. “Ekipa kujdestare me informoi qe eshte transferuar ne Kliniken Infektive”, ka thënë shkurt Ajazi-Berisha.
Së shpejti detaje zyrtare nga ky rast.