Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit
Nesër në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Kështu ka njoftur përmes një emaili kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka thënë se dotë mbahet mbledhja me kryetarët e Grupeve Parlamentare.
Kryeparlamentarja ka treguar vetëm ditën dhe orën e takimit duke mos dhënë detaje të tjera se përsë po mbahet kjo mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.
“Te nderuar,
Kryetarja e Kuvendit, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë me Kryetar te Grupeve Parlamentare, për datën 16 prill 2020 ne ora 14”.